Terapia Intensive
Njësia Operative ofron shërbimin e anestezisë dhe reanimacionit për të gjitha specialitetet kirurgjikale për pacientët e hospitalizuar ose jo.
Ekipi i mjekëve anestezist ndjekin pacientët në çdo hap të rrugës së tyre gjatë trajtimit mjekësor, që nga faza preoperatore, asistenca në sallën operatore deri në periudhën e rizgjimit.

Përveç kësaj, kujdesi anestezik ofrohet edhe në të tjera reparte apo shërbime, (Kardiologji, Hemodinamik, Radiologji, Kirurgji e Përgjithshme, etj), për çdo problematik brënda kompetencave të tij (kujdesit anestezik), me mundësi transferimi më tej në terapinë intensive.

Kujdes i veçante i kushtohet rekuperimit të vetëdijes dhe mirëqënies të pacientit të hospitalizuar. Për këtë arsye kërkimi, për përdorimin e produkteve farmaceutike të gjeneratës së fundit vazhdon.

Në fund të ndërhyrjeve të vështira (kardiokirurgjikale dhe neurokirurgjikale) pacienti transferohet në terapine intensive ku mbikqyret nga mjeku specialist personal dhe infermieri i cili është në gjëndje të kontrollojë dhe trajtojë çdo komplikacion të mundshëm post-operator, edhe falë aparaturave të monitorimit tepër të sigurta.
To Top