Hemodinamika
Laboratori i diagnoistikës dhe interventeve Kardioangiologjike trajton pacientët e moshuar me patologji kardiake (si: semundja ishemike e zemrës, patologjitë vaskulare, kardiomiopatite, patologjite kongenitale) dhe pacientët me patologjitë e aparatit vaskular të tipit obstruktiv ose dilatues, për të cilat proçedurat invasive janë thelbësore për diagnostikim dhe kurim.
Proçedura invasive konsiston në vendosjen ose futjen e katetereve të vegjël në sistemin vaskular përgjatë enëve të gjakut në mënyrë që të arrijnë deri në zonën e prekur nga sëmundja: zemra, valvulat kardiake, koronare, karotide, aorta, arteriet periferike, etj. Në këtë mënyre është e mundur që të studiohet puna e zemrës edhe gjëndja e sistemit arterial (koronarografia, angiografia, etj.) ose të ndërhyjmë për qëllime kurative (angioplastika implantimi i stenteve, valvuloplastika, etj.) duke evidentuar kështu, në shumë raste, interventin kirurgjikal.
 
Disa ekzaminime referuese janë:
  • Angiografia e aortës torako-abdominale
  • Angiografia e trunkut supra-aortik
  • Angiografia selective e Arteries Renale dhe trungut celiak
  • Angiografia e gjymtyrëve te poshtme (Segmentit iliako-femoro-popliteal dhe tibio-peroniero);
  • Angioplastika transluminale perkutane (aterektomia e drejtuar/prere, impiantimi mjekesor dhe jomjekesor)
  • Angioplastika periferike (vertebra subklavikulare, Arteria Renale dhe Mezenterike,aksi ileo-femoro-popliteal dhe tibial-peroneal, kemba diabetike).
  • Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës
  • Koronarografia selektive e djathtë dhe e majtë
  • Impiantimi perkutan i endoprotezës së arteries torako-abdominale.
  • Grafia e ventrikulit të majtë dhe të djathtë
  • Vlerësimi i prurjes kardiake, zonës së valvulës mitrale, gradientit trans-valvular, Shunti intrakardiak.
Shërbimi: 24 orë në 24.
To Top