Kirurgjia Kardio-Torako-Vaskulare
Njësia operative e kirurgjisë kardio-torako-vaskulare ofron shërbime mjekësore për pacientët e hospitalizuar ose jo dhe kujdeset për të gjitha patologjitë e zemrës dhe sistemit vaskular te cilat kërkojne ndërhyrje kirurgjikale.
Kombinimi i tre specialiteteve i ofron sëmundjeve të zemrës kujdesin maksimal në fushën e higjenes.
Terapia e fundit diagnostikuese mbështetet në konsulencën e fazës së parë gjatë së cilës bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme për të përcaktuar gjëndjen e pacientit. Në fund të kësaj faze mjeku specialist do të jetë në gjëndje të vendos trajtimin e përshtatshëm në bazë të nevojave të pacientit.
Ne brendësi të spitalit kryhen lloje të ndryshme të aktiviteteve kirurgjike:
  • Kardiokirurgjia mini-invazive është si për interventet në valvula ashtu edhe për ato koronare.
  • Rivaskularizimi i miokardit me kanale arteriale (arteria mamare e brendshme e majtë, arteria mamare e brendshme e djathtë, arteria radiale) dhe venoze (vena e madhe safena);
  • Përdorimi me shpesh i arteries mamare ka një përfitim klinik që lidhet me qëndrueshmërinë të lartë të by-pass-it
  • Zëvendësimi plastik i valvulës mitrale, aortike dhe trikuspidale. Në rastin e zëvendësimit përdoret një proteze mekanike ose biologjike. Ndër të fundit, janë ato të gjeneratës së re me kohëzgjatje më të gjatë, dhe shumë afër anatomisë dhe fiziologjisë humane, si protezat stentless dhe rrënjë porcini përfshijnë valvulat dhe rrënjët e aortës;
  • Zëvendësimi i rrënjës së aortës
  • Kirurgjia për të zëvendësuar harkun e aortës
  • Kirurgjia për aritmitë kardiake (Fibrilacioni atrial)
  • Kirurgjia në rastin e mosfunksionimit të zemrës që përveç rivaskularizimit kirurgjikal ekstrem përfshin edhe riparimin e ishemisë së valvulës mitrale dhe ndërhyrjet e plastike në ventrikulin e majtë.
Interventet e kirurgjisë vaskulare përfshijnë:
  • Tromboendoarterioktominë e arteries karotide
  • Aneurismektomia e Aortës Torakale dhe abdominale
  • Rivaskularizimi I artit inferior ( By-pass aorto bifemoral, femoropoplitei, femoro-femorali, iliako-femoral me rrugë ekstraperitenoale, afillo- bifemorale ) me proteza të venes safena.
To Top