Kardiologjia Klinike dhe Intervenuese
Njësia operative merret me diagnostikimin edhe mjekimin e patologjive kardiovaskulare dhe trajton pacientët që vuajnë nga sëmundja ishemike e zemrës, angina e paqëndrueshme, angina pasinfarktit, infarkti kardiak, aritmite kardiake. Trajtohen edhe rastet të cilat shfaqen me komplikacione si për shembull kur terapia trombolitike rezulton jo efektive në infarktin akut.
Spitali Europian përdor proçedura invasive dhe joinvazive, ofron shërbimet e kardiologjise klinike dhe intervente kirurgjikale për pacientet e hospitalizuar ose jo.
Procedurat invasive përfshijnë:
  • Ekokardiogramë bazë edhe pas stresit farmakologjik
  • Ekografi të vazave arteriale, (arteria karotide, arteria renale, arteriet e gjymtyreve të poshtme), studim i eneve periferike të gjymtyreve.
  • Ekokardiograma Holter (Monitorimi i vazhdueshëm i punës së zemrës gjatë aktivitetit rutinë të pacientit)
  • Monitorimi i vazhdueshëm elektrokardiografik, në shtrat ose gjatë telemetrisë.
  • Test ergometrik (elektrokardiograme gjate ushtrimeve fizike)
Për sa i përket procedurave invasive, këto kryhen në laboratorin e hemodinamikës dhe zakonisht janë të nevojshme në rastet kur terapia medikamentoze farmakologjike rezulton jo e suksesshme.
To Top